8
– Emri i Jezuit në librin e Veprave
Këtë kapitull e kemi shkruar meqë DJ-të e
theksojnë kaq shumë çështjen për emrin e
Perëndisë në Bibël. Revistat e tyre,
p.sh. Kulla e Rojës, herë pas here
kanë artikuj që e përsërisin idenë se i vetmi emër që vlen të përdoret për
Perëndinë është Jehova (kur në fakt
nuk është kështu). Theksi i tyre gjatë
gjithë kohës bie mbi emrin që
përdoret (jo në karakterin e Tij, jo në faktin se kush është Jehovai dhe nëse
është e mundur që Ai të njihet).
Kështu, për arsye të këmbënguljes së tyre
të vazhdueshëm për emrin që duhet
përdorur, ia vlen të bëjmë një studim të disa frazave që përdoren në librin e
Veprave në lidhje me emrin e Jezuit. Ju lutem të vini re që në shembujt e mëposhtëm
vargjet theksojnë jo thjesht vetë Jezuin por emrin e Tij.
Ka shumë referime dhe do t’i japim ato me
radhë:
Veprat 2:38 “Pendohuni dhe secili nga ju le të
pagëzohet në emër të Jezu Krishtit
për faljen e mëkateve...”
Veprat 3:6 “por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu
dhe ec!”
Veprat 4:7,10 “Me ç’pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?... kjo u
bë në emër të Jezu Krishtit Nazarenas...”
Veprat 4:12 “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim,
sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën
qiell që u është dhënë njerëzve dhe me
anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.
Veprat 4:17-18 “t’i shtrëngojmë me kërcënime të
rrepta të mos i flasin më asnjeriu në
këtë emër... u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit”.
Veprat 4:30 “duke e shtrirë dorën tënde për të
shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit”.
Veprat 5:28 “a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht
të mësoni në atë emër...”
Veprat 5:40 “u dhanë urdhër të mos flasin në emër të Jezusit...”
Veprat 8:12 “kur i besuan Filipit, që shpalli
lajmin e mirë të gjërave të mbretërisë së Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit...”
Veprat 8:16 “ata vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezu”.
Veprat 9:14 “për të burgosur të gjithë ata që
thërrasin emrin tënd”.
Veprat 9:15 “për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve...”
Veprat 9:21 “përndiqte të gjithë ata që e
thërrisnin këtë emër...?”
Veprat 9:27 “si kishte folur në Damask lirshëm
në emër të Jezusit”.
Veprat 9:28 “dhe fliste lirshëm në emër të Zotit Jezus”.
Veprat 10:43 “kushdo që beson në të merr faljen e
mëkateve me anë të emrit të tij”.
Veprat 15:26 “njerëz që kanë përkushtuar jetën e
tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit”.
Veprat 16:18 “Pali...i tha [shpirtit]: Unë të
urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të
dalësh prej saj”.
Veprat 19:5 “u pagëzuan në emër të Zotit Jezus”.
Veprat 19:13 “Disa yshtës... u orvatën të
thërrasin emrin e Zotit Jezus...”
Veprat 19:17 “emri
i Zotit Jezus ishte madhëruar”.
Veprat 21:13 “unë jam gati... edhe për të
vdekur.. .për emrin e Zotit Jezus”.
Veprat 26:9 “të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas”.
Qëllimi i këtij studimi të shkurtër në
Veprat është ky: në qoftë se DJ-të e theksojnë kaq shumë faktin që emri i
Perëndisë është Jehova, atëherë përse
nuk i japin të njëjtin theks e rëndësi emrit të Jezuit që jepnin gjithë
apostujt në vargjet e sipërpërmendura?
Kur lexojmë literaturat e DJ-ve shohim një
disekuilibër të madh mes theksit që i vihet emrit të Perëndisë në DhV-në, pra
emrit Jehova, dhe mungesës së plotë të mësimeve që flasin për rëndësinë e emrit
të Jezuit në DhR-në.
Vargjet e cituara më sipër nga libri i
Veprave na tregojnë se jo vetëm Jezui vetë është thelbësor për jetën, mësimet
dhe veprimtarinë e Kishës së DhR-së, por edhe vetë emri i Tij është i një rëndësie thelbësore. Në DhR-në ka një përqëndrim të madh mbi emrin
e Jezuit.
Për këtë, vini re ç’na thonë vargjet e
mësipërme: njerëzit pagëzoheshin në emrin e Jezuit; merrnin faljen për mëkatet
e tyre nëpërmjet emrit të Tij; ata predikonin e jepnin mësime në emrin e Tij;
shëroheshin me anë të fuqisë së emrit të Tij; shpirtrat e këqija dëboheshin kur
përdorej autoriteti i emrit të Tij; njerëzit thërrisnin për ndihmë në emrin e
Jezuit; lartësonin emrin e Tij; ata ishin gati të rrezikonin jetën e të vdisnin
për emrin e Tij. Dhe së fundi, e ndoshta
më e rëndësishmja, ishte ajo që na thuhet tek Veprat 4:12 se nuk
ka asnjë emër tjetër me anë të të cilit mund të shpëtojmë. Është emri i Jezuit ai që na jep
shpëtimin. Është e rëndësishme që çdo DJ
të mendojë veçanërisht për rëndësinë e këtij vargu të fundit (Vep. 4:12) – prej
këtij vargu varet edhe shpëtimi i tij!
Atëherë e nënvizojmë edhe një herë: emri,
që merr shkallën më të lartë të theksimit prej shkruesve të DhR-së, vetë
apostujve, është emri i Jezuit, i cili është shpëtimi ynë dhe në emër të të
cilit do të përkulet çdo gju dhe çdo gjuhë do të rrëfejë se Jezu Krishti është
Zot, për lavdinë e Atit Perëndi. Është
Jezui Ai të cilit i është dhënë Emri mbi emrat (Fil. 2:9-11)!
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.