Hyrje
Ky libër është shkruar që t’u japë
lexuesve njohuri me të cilat t’i kuptojnë doktrinat e gabuara që propagandohen
prej sektit Dëshmitarët e Jehovait. Shumë besimtarë të vërtetë në mbarë botën, ose
nga mosnjohja e doktrinave të Biblës për arsye të mungesës së mësimit, ose nga
mosnjohja e doktrinave të DJ-ve dhe burimeve të këtyre doktrinave, kur takojnë
DJ-të (që në dukje e njohin shumë mirë Biblën e tyre dhe mund të citojnë edhe
vargje fjalë për fjalë), çoroditen dhe, gjithashtu, nuk dinë përgjigjet e
duhura që t’u japin atyre.
Po qe se një besimtar e njeh mirë Biblën
dhe mësimet e saj të vërteta doktrinale, nuk e ka të vështirë të kuptojë ku e
kanë gabimin DJ-të. Vërtet, ky është një
parim që duhet të mbahet parasysh në analizën që u bëhet të gjitha sekteve që
japin mësime doktrinale të rreme. Mënyra
më e mirë për të dalluar një kartmonedhë false nuk është të shohësh gjithmonë
të falsifikuarat, por të dish mirë se si janë në realitet kartmonedhat e
vërteta. Në këtë mënyrë, kur del
kartmonedha false, është e lehtë ta dallosh dhe të shohësh se ku qëndron
falsifikimi. Kështu, në këtë libër,
përveç një analize të mësimeve false të këtij sekti, do të shqyrtojmë edhe
mësimet e vërteta doktrinale që Bibla na jep mbi po këto pika.
Shpresoj, atëherë, që lexuesit e këtij
libri të pajisen me informacionet e nevojshme bazë që do t’i ndihmojë kur të
takojnë dëshmitarët e Jehovait. E di
mjaft mirë që ka disa aspekte që kanë të bëjnë me DJ-të, të cilat nuk janë
trajtuar në këtë libër. Ndoshta në
botimet e ardhshme të këtij libri mund t’i shtohen edhe kapituj të tjerë. Nëse
lexuesit do të kenë sugjerime me vlerë do t’i shqyrtoja ato me gjithë qejf.
E falenderoj organizatën Reachout Trust që më lejoi t’i përdor
materialet e tyre në këtë përkthim.
Pastor
Mike Brown, Korçë, maj 1995
Shpjegim
Në këtë libër, për arsye të
përsëritjes së nevojshme dhe të herëpashershme të disa fjalëve të veçanta, kemi
përdorur këto shkurtime:
Dhiata
e Vjetër - DhV-ja Dëshmitarët e Jehovait - DJ-të
Dhiata
e Re - DhR-ja Përkthimi i Biblës Bota
e Re - BR-ja
Të gjitha citimet nga Bibla në gjuhën
shqipe janë marrë nga versioni Diodati i
Ri, botuar në vitin 1994. Të gjitha
citimet nga BR-ja, përkthyer nga anglishtja në shqip në këtë libër, janë marrë
nga botimi i vitit 1961.
Shtojcë
E falenderoj si Holger Dashin (kap. 1-14)
ashtu edhe Milto Markon (kap. 15) për punën e tyre të vyer në përkthimin. Në qoftë se keni ndonjë pyetje në lidhje me
temën e këtij libri, ju mund të më kontaktoni në adresën time email tek mikebrown2005@live.com ose në faqen
time Majku Pastor në Facebook.
Pastor Mike Brown, Angli, nëntor 2016
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.